Organizata Veterinäre per Kafshët të Shoqërimit në Kosovë

Statuti

KSAVA është një shoqatë profesionale dhe shkencore për veterinerë, e cila i kushtohet

mjekësisë së kafshëve shoqëruese.

Organizata mbron interesat e anëtarëve dhe profesionin e tyre. Konkretisht ajo i ka këto

qëllime:

a) për të krijuar një rrjet për të prezantuar interesat përballë popullatës, autoriteteve dhe

institucioneve, për ta forcuar profilin e profesionit të mjekësisë veterinare për kafshët

shoqëruese;

b) për të promovuar punën profesionale dhe etike përmes kodit të punës profesionale dhe i

detyron anëtarët të jenë dakord me të;

c) promovuar sjellje kolegiale dhe solidaritet mes anëtarëve;

d) për të promovuar shëndetin e njerëzve dhe kafshëve;

e) që të promovojë ushqimin e sigurt me prejardhje shtazore;

f) të marr përsipër mbrojtjen e kafshëve;

g) për tu angazhuar në sigurinë e cilësisë së profesionit të veterinerit të kafshëve të

shoqërimit;

h) për të mbajtur lidhje me organizata veterinare profesionale në vende të tjera dhe me

organizata ndërkombëtare që ndjekin objektiva të ngjashme.